Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.
Osmani ka thënë se është më rëndësi të përkulemi para njerëzve që simbolizojnë bazamentin dhe themelet e shtetit tonë .
“Prekazi është simboli më i fuqishëm të lirisë, sakrificës njerëzore, por edhe rezistencës dhe qëndrueshmërisë mbi njerëzore. Në anën tjetër këtu mund të shohim dëshminë e drejtpërdrejtë për krimet njerëzore dhe gjenocidin që ka kryer Serbia në Kosovë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka shtuar se sot jemi këtu që ta rigjejmë frymëzimin që për secilin prej nesh e në veçanti për bartësit e institucioneve do të duhet të shërbente për ti bashkuar forcat që të bëjmë vepra të mira për vendin.
E pyetur rreth zhvillimeve të fundit në vend nga Specialja dhe ngritjes së akuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Osmani ka thënë se Kosova e mbron dhe nuk ka frikë nga e vërteta dhe ata që kanë kryer krime në Kosovë dihet kush janë.
“Ato krime janë kryer nga Serbia dhe janë bërë para syve të gjithë botës”, tha Osmani.
Top Channel