Momentet e bastisjes në shtëpinë e Kadri Veselit

Top Channel ka siguruar videon nga momentet e bastisjes së shtëpisë së Kadri Veselit.

Një grup prej tre personash nga Eulex me çanta në shpinë kanë marrë kuti me dokumente në shtëpinë e Veselit. i gjithë oborri është i rrethuar nga policë, ndërsa gazetarët dhe operatorët nuk janë lënë të hynë brenda, por të qëndrojnë vetëm pas kangjellave.

Kujtojmë se ditën e djeshme Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën kundër kreut të Partisë Demokratike në Kosovës, Kadri Veseli.

Lajmin e konfirmoi vetë Veseli përmes një deklarate, ku po ashtu njoftoi se se ka bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjet këtyre akuzave.

Tashmë Veseli ndodhet në paraburgimin e Hagës bashkë me Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin.

Top Channel