Turqia: Do t’i qasemi në të njëjtën mënyrë administratës amerikane, pavarësisht fituesit

06/11/2020 14:18

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, cilido që të zgjidhet President, administratës së re amerikane do t’i qasen në të njëjtën mënyrë.

Çavusolu mbajti një fjalim në Takimin Informal të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që po zhvillohet në qytetin Antalie të Turqisë.

Në fjalim ai u shpreh edhe në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Cilido që të zgjidhet President në Amerikë, ne administratës së re amerikane do t’i qasemi në të njëjtën mënyrë”, tha shefi i diplomacisë turke.

“Marrëdhëniet me SHBA i shohim përmbi partitë dhe politikën”, tha Çavusoglu.

Kurse në lidhje me censurën ndaj romanit satirik për Ministrin e Arsimit (Jean-Michel Blanquer) në Francë (ndërkohë që u lejuan karikaturat e shëmtuara kundër Profetit Muhamed), Çavusoglu tha: “Kjo është dyfytyrësi dhe standard i dyfishtë”.

“Ne jemi kundër të gjitha llojeve të diskriminimit dhe racizmit. Ne i konsiderojmë të gjitha si krime kundër njerëzimit,” tha Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu.

Top Channel