“Tortura, vrasje e zhdukje të kundërshtarëve”, publikohet aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

06/11/2020 13:37
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi

Ish-presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit dhe kreu I grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish-krye parlamentari Jakup Krasniqi gjenden  në paraburgimin e Hagës, pas konfirmimit të aktakuzave për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Zyra e prokurorisë së Dhomave të Specializuara ka bërë publike dosjen e plotë të aktakuzës ndaj tyre.

Sipas dosjes nga viti 1998 deri në shtator të vitit 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin një qëllim të përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm ndaj kundërshtarëve.

Theksohet se teknikat kriminale që ata përdornin ishin përndjekja, burgosja, arrestimi dhe ndalimit arbitrar ose i paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje dhe zhdukja me forcë të personave.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’)’, shkruhet në dosje.

Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, përmes deklaratave dhe veprimeve publike në terren, përfshirë kërcënimin, poshtërimin vrasjen e kundërshtarëve politik u përpoqën të pozicionoheshin si zëri i vetëm i ligjshëm dhe përfaqësues i Kosovës.

Dosja e plotë

FOTO GALERI
1/4
Aktakuza për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Top Channel