SHBA shënon rekord të ri të rasteve ditore me COVID-19

06/11/2020 14:37

SHBA ka thyer një rekord të ri në rastet ditore me koronavirusin e ri (COVID-19), duke raportuar mbi 120 mijë infeksione të reja.

Sipas Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, SHBA regjistroi 121.054 raste të reja të koronavirusit, për të dytën ditë radhazi me mbi 100 mijë infeksione të reja në të gjithë vendin.

SHBA mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi me mbi 9,6 milionë raste dhe pothuajse 253 mijë vdekje. Në mbarë botën janë konfirmuar mbi 48,6 milionë raste, përfshirë mbi 1,2 milionë vdekje.

Po ashtu në të gjithë botën ka mbi 170 kandidatë për vaksinën kundër COVID-19, provat e të cilave ndiqen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), por deri më tani asnjë prej tyre nuk është aprovuar për përdorim të përgjithshëm. Dje, Universiteti Erciyes i Turqisë tek një person vullnetar administroi dozën e parë të një kandidati të vaksinës kundër koronavirusit, të quajtur ERUCOV-VAC.

Disa hulumtime klinike si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë kombëtar u përfunduan për vaksinën ERUCOV-VAC, hulumtime të cilat u zhvilluan nga akademikët e Universitetit Erciyes dhe do të administrohet për 44 vullnetaë të tjerë.

Po ashtu dje në SHBA, Qendrat e për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se dozat e para të vaksinës COVID-19, pasi të aprovohen do t’u shkojnë punonjësve të kujdesit shëndetësor. CDC tha se diku në dhjetor ose në fillim të janarit pret që të ketë disa vaksina për individë me rrezik të lartë, siç janë punonjësit shëndetësor.

Ndërsa Italia shpreson të testojë një vaksinë të mundshme tek mbi 300 vullnetarë, duke filluar nga muaji i ardhshëm. Komiteti Kombëtar Këshillues i Kanadasë për Imunizimin rekomandoi Agjencinë e Shëndetit Publik që së pari të vaksinohen individët me rrezik të lartë.

Më 23 tetor, OBSH tha se ka 10 vaksina në provat e ‘fazës 3’ përderisa pret rezultate nga një ose dy prej tyre në fund të nëntorit.

Top Channel