Prokuroria në Spanjë hap sërish hetimet për ish-mbretin Juan Carlos

06/11/2020 14:25

Një hetim i tretë për korrupsion është hapur për ish-mbretin, Juan Carlos I të Spanjës.

Megjithëse Prokurori i Përgjithshëm Dolores Delgado dhe Kryeprokurori i Antikorrupsionit Alejandro Luzon, thanë se hetimi është ende në një fazë “embrionale”.

Ish-monarku akuzohet për një kontratë me Arabinë Saudite për ndërtimin e një linje hekurudhore të shpejtësisë të lartë, për të cilën gazeta zvicerane “La Tribune” shkroi se ish mbreti spanjoll ka marrë 100 milionë dollarë.

82-vjeçari Juan Carlos i ka mohuar në mënyrë kategorike këto akuza, megjithatë pas skandalit ai u largua nga vendi, pa specifikuar destinacionin e tij.

Top Channel