Melisa është konkurrentja më e re në “Për’Puthen”.
Pas kërkesës së produksionit ajo zgjodhi në një takim të improvizuar në studio, Fatjonin. Djali e mirëpriti ftesën dhe biseda e tyre u duk tepër interesante. Por ky takim, nuk u prit mirë nga Sindi, një nga konkurrentet e futura së fundmi në emision.
Ajo i tha Fatjonit se e refuzoi një takim me të duke u justifikuar se kishte një takim me Ana Kaurin, ndërkohë shtoi se me Melisën pranoi të dilte. Fatjoni tregoi se në rastin e Sindit, iu kërkua që të ngrinte dorën nëse dëshironte të dilte në takim, ndërsa Melisa e zgjodhi vetë atë.
Sindi: Më ke refuzuar, në mënyrë indirekte apo direkte, më ke refuzuar.
Fatjoni: Po të refuzova sepse kisha takim me Anën që e vlerësoj shumë. Por në këtë rast, nuk na u kërkua të ngrinim dorën dhe Melisa e bëri vetë zgjedhjen e saj.
Top Channel