Meta për draftin e mazhorancës: Nuk kam asnjë interes për çdo draft nga një parlament jo kushtetues

06/11/2020 13:47

Presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat nga Bylisi antik ka folur në lidhje me draftin që mazhoranca po bën për institucionin e presidentit.

Meta është shprehur se nuk asnjë interes për këto drafte që bëhen nga një parlament jo kushtetues.

Zero interes për këto drafte dhe përpjekje puçiste. Ky është një parlament jo kushtetues, një parlament ku qytetaret kërkojnë shpërndarjen e tij të menjëhershme. Një parlament ku një pjesë e mirë janë edhe tradhtarë dhe mercenare. Për mua ka vetëm një interes që është 25 prilli dhe populli i Shqipërisë. Unë kam nisur marshimin tim si president drejt referendumit te 25 prillit ky do të jetë një referendum shumë i qartë pasi mbi 95% e shqiptarëve do të votojnë për Shqipërinë në Europë”, tha Meta

Po ashtu Meta ka folur edhe për çështjen e Kosovës.

Meta tha se ky është një çmim që Kosova po paguan për pavarësinë e saj.

Kam dhënë qëndrim.  Është një çmim që paguhet për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Është përpjekje e dështuar për të vënë në dyshim luftësn. Unë kam besim te përgjegjshmëria dhe bashkëpunimi i të gjithë udhëheqësve të Kosovës për ta përballuar këtë sfidë me shumë dinjitet.

Kosova është një vend demokrat pavarësisht nga disa bllokada dhe pabesi që cilat tentojnë të vënë në pikëpyetje integritetin e saj. kjo gjë ska për të ndodhur. Shqiptarët do jenë më të bashkuar do të rrinë dhe pa gjumë“, tha Meta.

Top Channel