Mbledhja e qeverisë së Kosovës

Ditën e sotme po mbahet mbledhja e qeverisë së Kosovëas, pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi prej konfirmimit të aktakuzave për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Kryeministri Avdullah Hoti theksoi se krahas luftës së madhe me COVID-19 që po kalon vendi, Kosova po përballet edhe me sfidën e formimit institucional  për stabilizimin e republikës.

Ai thekson se para botës Kosova do të dalë faqebardhë.

“Falënderojmë vendet mike që na kanë ndihmuar në shtet-formimin e Kosovës. Jemi shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik. Në këto kohë të vështira ku krahas Covid, ne po ballafaqohemi edhe me sfidën e formimit institucional  për stabilizimin e republikës. Jam i bindur që para botës do të dalim faqqebardhë. Në situatën e krijuar duhet të ruhet stabiliteti i shtetit për sa i përket ushtrimit ë kompetencave kushtetuese, ne zotohemi se do të punojë me ndershmëri. Do të bashkëpunojmë me të gjithë instancat përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë. Presim nga të gjithë që të demonstrojnë kulturë të lartë demokratike, Jemi të bindur që pa drejtësi të plotë një vend nuk mund të ketë paqe’, tha Hoti.

Top Channel