Olivia dhe Muhammad në krye të listës, publikohen emrat më popullorë të vitit 2025 në Angli dhe Uells
Prej disa ditësh, Bebe Rexha është duke shijuar disa ditë pushime me partnerin e saj, Keyan Safyari.
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare është fotografuar nga paparaci, së bashku me partnerin teksa shijonin rrezet e diellit në Cabo San Lucas në Meksikë. Në këto foto të publikuara nga mediat e huaja, vëmendje kanë marrë format bombastike të Bebes, e cila shpeshherë është komentuar për linjat trupore. E këto foto duket se këngëtares nuk i kanë pëlqyer aspak.
31-vjeçarja ka postuar në “Instastory” disa video ku tregon trupin e saj me bikini dhe shprehet se në realitet nuk është ashtu siç ka dalë në fotot e paparacëve. Teksa pranon se ka celulit dhe strija si çdo femër, shton se nuk duket si në fotot e mediave. Madje në një postim tjetër, Bebe ka treguar në laptopin e saj fotot e fotografëve dhe duhet ta pranojmë se diferenca është e dukshme.
“Unë shkova në Meksikë me të dashurin tim dhe paparacët postuan disa foto të miat. Dua t’ju tregoj se si unë dukem me rroba banjat e mia. Ky është trupi im pa filtra dhe nuk ka lidhje me ato fotot e shëmtuara që janë publikuar në media. Kam shenja, strija, celulit, por nuk kam bërë ndërhyrje, nuk e kam prekur kurrë trupin tim. Më pëlqen të ha dhe kam ilaçe për shëndetin mendor, kështu që kjo jam unë”, tha ajo në videot.
Top Channel