Dhunë ndaj gruas, vjedhje në qendër tregtare/ Kapet në Tiranë një i shpallur në kërkim, arrestohen 5 persona

06/11/2020 15:27

Një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar është kapur dhe ndaluar në Tiranë, si dhe janë arrestuar në flagrancë edhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Kështu u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. D., 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë i ka vendosur revokimin e dënimit alternativ nga shërbim prove duke e konvertuar në masë sigurie “Arrest në burg” (i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim).

Nga ana tjetër, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. G., 21 vjeç, pasi ka vjedhur disa produkte në një qendër tregtare.

Gjithashtu ra në pranga shtetasi T. M., 51 vjeç, pasi në Rrogozhinë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. G., 28 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

I. G., 18 vjeç, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale E. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel