“Ne marrim angazhime dhe bëjmë reforma”, ministri Hoxha për RTL Today: BE duhet të mbajë pjesën e vet të marrëveshjes për integrimin e Shqipërisë 25/07 22:59
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në ‘facebook’ ka vijuar replikat me kreu e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Së fundmi Rama ka publikuar një video ku shihet, kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi në Durrës. Sipas Ramës personat që janë në videon e Bashës, nuk janë ‘hallexhinjë’ por eksponentë të Partisë Demokratike të cilët kanë marrë ndihmat që u takon në bazë të dëmit të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Eh mër Lul mër Lul, mirë ti që fle gjumë në këmbë po ata që të çojnë tek “hallexhinjtë” pse të bëjnë qesharak xhanëm me këta që të nxjerrin në pritë”, shkruan Rama.
Top Channel