Aktakuzat nga Gjykata Speciale/ Protestë popullore, mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues

06/11/2020 15:04

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së është duke mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues, për të vendosur në lidhje me protestat gjithëpopullore në kundërshtim të aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale ndaj anëtarëve të lartë të UÇK-së.

Një ditë më herët, Faton Klinaku i Organizatës së Veteranëve të Luftës deklaroi se protestat nuk do të jenë të dhunshme, por paqësore.

Vendimi për protestë, ai tha të ketë ardhur nga kërkesat e veteranëve që të kundërshtohet siç ka thënë ai kjo padrejtësi ndaj Kosovës. Në këtë mbledhje do të vendoset për kohën dhe vendin e protestës.

Top Channel