Joe Biden dhe Donald Trump

Donald Trump dhe Joe Biden, pretendojnë secili se kryeson në zgjedhjet presidenciale edhe pse rezultati përfundimtar është i paqartë dhe të dyja palët po ashtu kanë ndërmarrë veprime ligjore.

Fushata e presidentit Trump po sfidon numërimin e votave në shtetet kyçe të Uiskonsinit, Xhorxhias, Pensilvanisë dhe Micciganit.  BBC parashikon që Biden e ka fituar michiganin. Mediat amerikane parashikojnë se ai ka marrë Uiskonsinin. Asnjë rezultat ndërkohë nuk është shfaqur në Pensilvani. Fitimi i të tre këtyre shteteve do ti jepte Bidenit fitoren. Kandidati demokrat, nuk deklaroi në fakt se kishte fituar, por tha se kishte besim se ai po shkonte drejt mundjes së rivalit të tij republikan.

“Kur numërimi të përfundojë, ne besojmë se ne do të jemi fitimtarë. Unë do të qeveris si një president amerikan. Presidenca në vetvete nuk është një institucion partiak”, tha Biden.

Biden, ka 253 vota të kolegjit elektoral, çka i jep atij avantazh në garën për të mbledhur 270 votat elektorale që nevojiten për të fituar shtëpinë e bardhë. Ndërsa Trump ka 213.  Në zgjedhjet në SHBA, votuesit vendosin garën në nivel shteti dhe jo në atë kombëtar. Cdo shtet, ka një numër të caktuar votash të kolegjit elektoral, bazuar pjesërisht në numrin e popullatës, me një total prej 538 votash elektorale në lojë.

Nëse Trump humbet Uiskonsinin, me 10 vota të kolegjit elektoral, ai duhet të fitojë Xhorxhian, me 16 vota, Karolinën e veriut, me 15, Pensilvaninë me 20 dhe Arizonën me 11 ose Nevadën me 6 për të fituar. Pjesëmarrja totale në zgjedhjet e të martës është projektuar të jetë më e larta në 120 vite, me 66.9 për qind. Biden, ka marrë mbështetjen e 70.5 milionë zgjedhësve, numri më i madh i votave të marra nga një kandidat presidencial në histori. Trump ndërkohë ka marrë 67.2 milionë vota, katër milionë më shumë nga sa mori në 2016.

Top Channel