Zgjedhjet, “kaos” rrugëve të Portlandit, arrestohen dhjetëra protestues (FOTO)

05/11/2020 18:58

Rezultati i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara është ende i paqartë me disa shtete të lëkundura, ndërkohë në Portland kanë nisur demonstratat, ku edhe ka intervenuar Garda Kombëtare për ta vënë nën kontroll situatën.

Nëpër rrugët e qytetit më të madh të shtetit amerikan Oregon, janë shënuar një sërë incidentesh, janë thyer dritare të dyqaneve dhe janë djegur kontejnerët e mbeturinave. Mësohet se policia ka arrestuar të paktën 11 persona.

Dy grupe të demonstruesve ishin nisur nga pjesë të ndryshme të qytetit duke lëvizur drejt qendrës. Njëri grup ka bllokuar trafikun, ndërsa të tjerë kanë parakaluar nëpër qendër.

Kanë përdorur molotov dhe shishe xhami, kurse është konfirmuar se një person ka pasur me vete pushkë. Policia ka publikuar fotografitë e mjeteve që i ka konfiskuar nga demonstruesit ku kishte edhe çekiçë dhe sprej me ngjyrë.

Policia gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të largohen nga ajo zonë ku kanë ndodhur incidente, duke paralajmëruar se “ata që kapen do të arrestohen dhe nëse është nevoja do të përdoret edhe forca”.

FOTO GALERI
1/26

Top Channel