Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Jordanisë, Daifallah al-Fayez sot bëri të ditur se një nënë jordaneze dhe djali i saj u vranë në një sulm me armë nga një “i varur nga droga” në Las Vegas, shteti amerikan i Nevadas.

“Ambasada jordaneze në Washington po ndjek incidentin që çoi në vdekjen e një gruaje jordaneze dhe djalit të saj”, tha Daifallah al-Fayez.

Al-Fayez tha se sipas hetimeve paraprake, autori i krimit, i cili jetonte afër familjes jordaneze, ka menduar se familja ngriti ankesë kundër tij për abuzim të drogës dhe shkoi në banesën e tyre, hapi zjarr ndaj nënës, vajzës së saj dhe një shërbyese nga një tjetër kombësie.

Nëna dhe shërbyesja humbën jetën nga plagët e marra ndërsa vajza u transferua në një spital për mjekim.

Al-Fayez shtoi se autori mbajti peng djalin e nënës jordaneze i cili u vra më pas kur policia shkëmbeu zjarr me autorin.

Zëdhënësi theksoi se ambasada jordaneze është në kontakt me autoritetet në Las Vegas dhe me familjen për të siguruar mbështetje.

Top Channel