Buxheti 10 miliardë euro më i madhi në historinë e vendit, Kuvendi e miratoi në parim, ligji kthehet në komisionet parlamentare
19/11 22:09
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur mbështetjen për Hashim Thaçin në betejën e tij ligjore në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj thekson se Hashim Thaçi, ashtu si UÇK-ja, luftoi për lirinë dhe përparimin e Kosovës dhe se historia as mund të ndryshohet, por as mund të harrohet.
“Lufta për çlirimin e Kosovës ishte akti i drejtë i një populli që kërkonte liri nga masakrat dhe gjenocidi gjakatar i Millosheviçit. Hashim Thaçi, ashtu si UÇK-ja, luftoi për lirinë dhe përparimin e Kosovës! Historia as mund të ndryshohet, por as mund të harrohet”, shkruan Veliaj.
Top Channel