Valteri në parlament: PS PD LSI tri firmat piramidale që menaxhojnë jetët e shqiptarëve

05/11/2020 11:17
Halit Valteri

Deputeti Halit Valteri në seancën e sotme parlamentare e krahasoi procesin e rindërtimit të shtëpive pas tërmetit të 26 nëntorit me hapin e breshkës.

Ai theksoi se tre firmat piramidale të ditëve të sotme janë tre partitë më të mëdha në vend PS, PD, LSI, të cilat po vjedhin popullin në mënyrë më të moderuar se sa ato të krijuara në vitin ’97.

“Në ‘97 ishin tre firmat piramidale Sudja, Xhaferri, Leka, kurse sot janë tre firma piramidale më të moderuara, PS PD LSI, janë piramida që menaxhojnë jetët e shqiptarëve. Morët 1.2 miliardë borxhe, po ecni me hapin e breshkës, kishit të gjithë kohën dhe mjetet e nevojshme për t’i dënuar ata që vodhën në këto 8 vite, mos bëni propagandë, por ndihmoni popullin e bëni punën tuaj”, tha Valteri.

 

 

 

Top Channel