Trump: Nëse i numëroni votat e paligjshme dhe të vonuara, mund të na i vjedhin këto zgjedhje

05/11/2020 21:18

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai do t’i fitojë këto zgjedhje nëse numërohen “votat e ligjshme”.

Ekipi i fushatës së Trump-it bëri një deklaratë në lidhje me zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, rezultatet e të cilave ende nuk janë definuar.

“Nëse i numëroni votat e hedhura në mënyrë të ligjshme, unë i fitoj me lehtësi këto zgjedhje. Nëse i numëroni votat e paligjshme dhe të vonuara, (Demokratët) mund të na i vjedhin këto zgjedhje”, tha Trump në deklaratën e tij.

Top Channel