Trump kërkon ndalimin e numërimit të votave, por nëse ndodh kjo Biden FITON

05/11/2020 17:57

Presidenti Donald Trump kërkoi që kombi të ndalojë numërimin e votave në zgjedhjet presidenciale ndërsa ekipi i tij nisi një proces gjyqësor në Nevada, i cili mund t’i japë Joe Biden presidencën nëse ai fiton gjashtë votat e tij elektorale.

Procesi gjyqësor i Nevada-s përputhet me veprimet ligjore që fushata Trump po fillon në Michigan, Pennsylvania dhe Georgia ndërsa Biden afrohet me 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar presidencën.

Në Wisconsin, një shtet i fituar për Biden, Trump ka kërkuar një rinumërim.

‘STOP THE COUNT!’, Shkroi presidenti Twitter të enjten në mëngjes, pra ndaloni numërimin.

Por nëse zyrtarët shtetërorë pushojnë së numëruari tani Biden do të fitonte. Presidenti duhet të plotësojë boshllëqet e votave në Arizona dhe Nevada në mënyrë që të fitojë zgjedhjet – me fjalë të tjera ai ka nevojë për zyrtarë atje për të vazhduar numërimin e fletëve të votimit, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA