“Tha se i pëlqejnë artistët”/ Arjani i del krah Teas dhe “thumbon” Andin: Të kemi parë edhe me aktorë në takime

05/11/2020 20:01

Tea mbeti e befasuar në takimin me Beartin.

Ajo zbuloi se ishte e mendimit që djali ishte mendjemadh dhe i papërshtatshëm për të, por gjatë bisedës, 21-vjeçarja tregoi se njohu një anë tjetër të djalit nga Kosova, atë të një njeriu me “këmbë në tokë”. Gjatë bisedës mes tyre, Tea pranoi se në rrethana të tjera, pra jashtë studios, nuk do ta zgjidhte kurrë në takim një djalë si Bearti, pasi ajo është më e tërhequr pas djemve “artistë”.

Ndërkohë në studio, ku si gjithmonë komentohen takimet mes konkurrentëve, opinionisti Arjan Konomi i justifikoi pëlqimet e Teas. Ai tha se në të kaluarën e kemi parë Tean duke dalë me artistë, më konkretisht aktorë, duke iu referuar këtu Andit, për të cilin opinionisti ka menduar se zhvillonte takime të “shtirura” me bukuroshen.

“Ne të kemi parë edhe me aktorë në takime”, tha Arjani.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel