“Tendencë për xhelozi”/ Fatjoni fton në vallëzim Ana Kaurin, Ana tjetër tregohet indiferente…

05/11/2020 19:07

Emocionet e krijuara në takimin jashtë studios u zhvendosën edhe brenda saj.

Kjo pasi Bearti i kërkoi Teas që të vallëzonin bashkë. Fill pas kësaj, Fatjoni u drejtua menjëherë për tek Ana Kauri dhe ftoi bukuroshen për të kërcyer. Ky veprim e emocionoi vajzën, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Anën tjetër, e cila e shprehu hapur shqetësimin. 24-vjeçarja tha se u përpoq të mos i jepte rëndësi skenës.

Ndërkohë një koment për kërcimin mes Ana Kaurit dhe Fatjonit e kishin konkurrentët e tjerë. E para që e mori fjalën ishte Sindi Loci, vajza që iu bashkua ditën e djeshme emisionit. Ajo tha se nuk pa ndjenjë në veprimin e Fatjonit, por thjesht një tendencë për të bërë Anën xheloze. Një gjë e tillë u lexua edhe nga Andi, i cili shtoi se Fatjoni mund të jetë duke bërë një lojë të dyfishtë me të dyja vajzat.

Sindi: Tendencë për të bërë Anën tjetër xheloze.

Fatjoni: Përse mendon ashtu?

Sindi: Nuk m’u duk reale, sepse Anën e njeh prej disa puntatash.

Fatjoni: Nëse ke simpati dhe e ndjen pse mos e bëja kërcimin.

Andi: Unë mendoj që po përpiqet të bëj një lojë për të dyja.

Fatjoni: Unë nuk jam Andi (ironizon).

Andi: Ose ndoshta ka bërë për të bërë xheloze Anën.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta