Tea e lënduar: Më ke fyer si askush tjetër më parë/ Arjoni nis “lojën e dyfishtë”, ndjesë Teas por në takim me Anën…

05/11/2020 19:52

Takimi mes Teas dhe Bartit dëshmoi se dyshja është në udhë të mbarë për një “përputhje”.

Kjo gjë u konfirmua nga të dy ata, të cilët thanë se personalitetet e ngjashme kanë krijuar një tërheqje fillestare. Kur të gjithë në studio ndanë të njëjtën mendim, duke iu referuar takimit të zhvilluar, Arjoni mendoi ndryshe. Djali u tregua pak i lëkundur, duke thënë se takimi i Teas dhe Beartit nuk i pëlqeu dhe 21-vjeçarja iu duk më e përfshirë në takimin që kishte me të. Ndërkohë Tea, tha se djali e ka fyer si kurrë më parë në jetën e saj, e këto fjalë të thëna për të nuk kanë asnjë vlerë. Kjo lidhet me një episod të ndodhur në takimin mes tyre. Tea i tha Arjonit në takim se do të dëshironte të kërcente, ndërsa ai tha se nuk dinte të hidhte asnjë hap.

Ndërkohë në studio, ai ftoi në një takim Anën, gjë e cila la të mërzitur Tean. Ajroni u përpoq të kërkonte falje me anë të një trëndafili, por edhe pse dhuratën simbolike e pranoi, falja në mendjen e Teas ishte një “mirazh”. Në studio, gjatë puntatës së sotme, Arjoni tha se një femër një mashkull nuk duhet ta shohë nga pamja fizike, por nga karakteri. Ndërsa shtoi se një mashkull mund ta shohë një vajzë nga fiziku, sepse sipas tij “femrat nuk janë si meshkujt”. Kjo deklaratë nxiti reagimin e moderatores Bora Zemani, e cila mes emocionesh tha se kjo deklaratë do të komentohet një puntatë tjetër. Ndërkaq, nuk dihet se çfarë loje po përpiqet të bëjë Arjoni. Ai javën e ardhshme do të dalë në një takim me Anën, për të cilën pretendon se ka krijuar ndjenja, ndërkohë nga krahu tjetër, tenton me forcë që të rifitojë vëmendjen e Teas.

Arjoni: Mua nuk më pëlqeu takimi. Nuk më përcjell diçka që të shoh për të parë herën tjetër. Prita ta shoh të gjithë takimin për ta shikuar se si do të ecë. Kur je me njeriun që mund të argëtohesh mund të argëtohesh, edhe në kafe, rrugë, ishte shumë shumë pak.

Tea: Pyetjet rreth seksit që në takim të parë, kjo ishte më mirë.

Arjani: Ti më mund të jesh shumë me mua, sesa me këtë.

Tea: Atë që më bëre mua para disa ditësh po ia bën Anës tani?

Arjoni: Jam bërë shumë pishman, mua nuk m’u duk i sinqertë. Nëse do të kishe mundësi do të zgjidhje Tean, nuk mund të flasim me nëse. Unë pres gjërat direkte dhe i bëj si i ndjej. Do të jepja këshillën që të mos rrëmbehet shumë nga muskujt, nuk do të jetë ajo që do të duash një njeri, muskujt i gjen kudo, ndërsa personalitetin jo. Tërheqja fizike përfundon me seks, më tepër nuk ka. Nga femra është më ndryshe. Nuk dua që një femër të shoh tek unë anën fizike, por unë dua ta shoh.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel