Rashica rikuperohet, por mungon ndaj Shqipërisë, Werder Bremen nuk i lejon grumbullimin me Kosovën!

05/11/2020 16:36

Milot Rashica ja ka dalë të rikuperohet nga dëmtimi që pësoi në muajin shtator dhe është rikthyer të luajë me Werder Bremen.

Kjo situatë ka gëzuar pafund edhe trajnerin e përfaqësueses së Kosovës Bernard Challandes i cili pritet ta grumbullojë Rashicën për vëllazëroren ndaj Shqipërisë dhe dy sfidat e Nations League ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë, por për fatin e keq të Kosovës, Werder Bremen nuk pritet ta lejojë futbollistin të bashkohet me përfaqësuesen e dardanëve. Autoritetet në Bremen detyrojnë karantinim në kthim dhe lojtarët do duhej të humbnin ndeshje në Bundesliga me klubin, në rast se grumbullohen me kombëtaret.

Kështu, Kosova sërish do bëjë pa një prej yjeve të skuadrës, që mungon që nga barazimi me Moldavinë më 3 shtator, ku edhe pësoi një dëmtim. Sipas raportimeve të medieve gjermane, ky veprim i Werder Bremen nuk thyen rregullat e FIFA-s sepse protokolli parashikon se klubi mund ta ndalojë lojtarin të bashkohet nëse duhet detyrimisht të karantinohet të paktën pesë ditë. Mungesa e Rashicës në këto tre takimet pritet të ndihet shumë te Kosova siç ka ndodhur në sfidat e muajit tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA