Pas konfirmimit të aktakuzës dhe dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se në situatën e re të krijuar pas dorëheqjes së Presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, kushtetuta dhe ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakum institucional.

Gjatë kësaj faze, Qeveria e Republikës së Kosovë thotë se me përkushtim do t’i kryej obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike.

Top Channel