Një protestuese anti-Trump është arrestuar në New York pasi pështyu në fytyrën e një oficeri policie ndërsa demonstruesit u mblodhën në qytete anembanë vendit me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale ende të pasigurtë.
Devina Singh, 24 vjeç, ishte në mesin e 57 personave të arrestuar në New York të Mërkurën në mbrëmje pasi u filmua në lagjen West Village të Manhatanit duke bërtitur ‘në djall të shkoni fashistë’ drejt një oficeri para se ta pështynte në fytyrë.
Pamjet e pështymës të saj ndaj oficerit, të cilat u bënë virale në Twitter, u dënuan menjëherë nga sindikatat e policisë.
‘Veprime si kjo nuk do të tolerohen. Ata që kryejnë këto veprime do të arrestohen,’shkroi rajoni i policisë së bashku me videon.
Top Channel