Pas thirrjeve për të ndaluar numërimin, “Twitter” fshin postimin e Donald Trump!

05/11/2020 17:01

Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump, përmes një shënimi në Twitter i bëri thirrje qendrave të numërimit, që të ndalet numri i votave.

Menjëherë pasi nisi procesi i numërimit, Trump ka thënë se po vidheshin votat, ndërsa tashmë ka kërkuar që numërimi të ndalet.

Por disa minuta pas kësaj thirrje, Trump ka tentuar të postojë sërish, por Twitter ka vendosur që ta fshijë atë, pasi mendohet se është dezinformuese në lidhje me procesin e numërimit të votave në SHBA.

Top Channel