Megjithë tronditjet e zgjedhjeve presidenciale 2020 votuesit në shtetin amerikan të Oregon kanë dhënë një verdikt historik mbi ligjet e drogave, duke dekriminalizuar zotërimin e sasive të vogla të drogave të forta si heroina, kokaina e metamfetamina, ndërsa është aprovuar tërësisht përdorimi i psilocibinës, lënda aktive e “kërpudhave magjike”.
E njohura si Masa 110 e Oregon, riklasifikon zotërimin e sasive të vogla të substancave ilegale si shkelje dytësore dhe jo kriminale, e cila tashmë do te dënohet me gjobë deri në $100 e shoqëruar me vlerësim mjekësor.
Prej 1 shkurtit kur ligji hyn në fuqi shteti nuk do të burgosë më njerëz për zotërime të vogla të substancave.
Masa u kaluar 59 përqind por dhe 41 kundër, duke shënuar një fitore për aktivistët e reformës në sistemin kriminal të drejtësisë.
Duke dekriminalizuar zotërimin e substancave në nivel të ulët, ligji eliminon mjetet më të ashpra të fushatës “Lufta ndaj Drogave” që kishte prekur më rëndë komunitetet e varfra dhe ato me ngjyrë të SHBA, me dunë të policisë dhe burgime masive.
Por trafikimi i drogave mbetet shkelje kriminale.
Votuesit e Oregon legalizuan gjithashtu përdorimin e psilocibinës ose“kërpudhave magjike” me anë të ligjit Masa 109 – me 55.88 përqind pro.
Top Channel