“Më duhen 2-3 mijë euro rregullime në trup”, këngëtarja e thotë troç

05/11/2020 19:42

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtarja Xheisara Frisku pranoi hapur se nuk është shumë tip i apasionuar pas palestrës.

Ajo pohoi se është regjistruar vazhdimisht, por në fund të muajit ka shkuar më pak se dy-tre herë. Thënë këtë, këngëtarja pa asnjë kompleks pranoi se ka defekte në trup, por që i zgjidh me disa ndërhyrje në vend të ushtrimit në palestër.

“Kam disa gjëra që s’më pëlqejnë te vetja, por zgjidhen me 2-3 mijë euro”, u shpreh duke qeshur ajo.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel