Marrëveshja e re aftëson BE të ndalojë pagesat për vendet “e pabindura” anëtare

05/11/2020 19:49

Maxhoranca e thjeshtë do të jetë e mjaftueshme për të hequr të drejtat e votës.

Brukseli do të jetë i aftë të bllokojë pagesat nga buxheti për vendet problematike të BE, të cilat kanë probleme me rendin ligjor apo pavarësinë e gjyqtarëve, pas arritjes së një marreveshjeje të vështirë mes parlamentit evropiane dhe shteteve anëtare.

Në atë që përshkruhej si “fundi i një faze të dhimbshme” për BE, u arrit akordi paraprak që lejon maxhorancën e shteteve anëtare të vendosë sanksione ndaj “qeverive që nuk ruajnë standardet demokratike”.

Procedura e parashikuar në nenin 7 të traktatit të BE, është aktivizuar ndaj Polonisë në 2017 dhe ndaj Hungarisë në 2018 pas akuzave për tentativa të qeverive në thyerjen e pavarësisë së gjykatësve.

Mekanizmi i ri kërkon më shumë llogaridhënie për pagesat e BE me anë të heqjes së vetos, duke parashikuar pezullim të pagesave nga buxheti shtatë-vjeçar i BE, në kundërpërgjigje të “shkeljeve të parimeve të rendit ligjor në një shtet anëtar, apo aty ku qeveritë rrezikojnë prishjen e menaxhimit financiar të buxhetit të BE”.

Deputeti rumun Cristian Terheş tha se mekanizmi i ri është një ndërhyrje e papranueshme e Brukselit në politikat e brendshme të vendeve.
“BE po tund librin e çeqeve dhe jo armën mbi kokën e qeverive të zgjedhura me demokraci në Poloni e Hungari, për t’i bërë presion të nënshtrohen. Këto vende kanë institucione të lira që duhet të respektohen nga Brukseli dhe jo të kritikohen si një fëmijë që sillet keq”, tha ai.

Top Channel