Lulzimi i “Për’Puthen 1” kthen vështrimin te “2-shi”/ Zbulon hapur simpatinë për Shqipen…

05/11/2020 17:00

Lulzim Jashari është një nga protagonistët kryesorë të “Për’Puthen 1”.

Djali asokohe e shprehu hapur pëlqimin për Antoneta Koçin, njërën nga vajzat konkurrente. Raporti i tyre nuk kaloi përtej atij shoqëror, e të dy zgjodhën që të largoheshin single nga emisioni. Ndërkaq, këtë të enjte Lulzimi ishte i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”. Ai nuk ngurroi të jepte një mendim për djemtë konkurrentë, ndër të cilët tha se vlerësonte Andin dhe Mevlanin, ndërsa pjesa tjetër, u duken sikur “flasin kot”.

Ndërkohë nga vajzat, e preferuara e tij është larguar nga studio. Ajo është Shqipe Hysenaj, e cila u përjashtua nga emisioni për shkak të sjelljeve homofobe të treguara.

“Në fakt kisha dëshirë të flisja pak. Unë e kam ndjekur, por jo shumë sa ç’duhet. Djemtë duket mirë, dinë, të mençur dhe flasin taman. Janë disa që flasin kot, nuk dua të përmend emra. Nja 4-5 flasin mirë, të tjerët flasin kot. Andi, Mevlani, nuk dua të përmend të tjerë. Gocën që më ka pëlqyer, e kanë nxjerr jashtë, ka qenë Shqipja. Ka pasur një arrogancë të mirë dhe më pëlqente”, tha Lulzimi.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel