Libi – Zbulohen 5 varre masive të tjera në Tarhuna

05/11/2020 19:00

Në qytetin Tarhuna, që ushtria libiane spastroi më 5 qershor nga milicët e Halife Haftar, udhëheqës i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, u gjetën edhe 5 varre masive të tjera.

Abdulaziz Jafari, zyrtar për media i Agjencisë së Kërkimit dhe Zbulimit të Zhdukjeve – organ i qeverisë libiane – tha se ata zbuluan edhe pesë varre masive të tjera gjatë gërmimeve për varre masive në zonën rurale të Rabit, në Tarhuna.

Duke vënë në dukje se deri më tani janë nxjerrë mbetjet e 4 kufomave në pikën e parë në rajonin ku ndodhen varret, Jafari tha se po vazhdojnë gërmimet në rajon nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekoligjore.

Top Channel