Konflikti me Armeninë, sa civilë azerbajxhanas kanë humbur jetën?

05/11/2020 16:27

Numri i civilëve azerbajxhanas të vrarë si pasojë e sulmeve të ndodhura prej konfliktit me Armeninë arriti në 92.

Në deklaratën e bërë nga Prokuroria e Përgjithshme e Azerbajxhanit bëhet e ditur se një civil i plagosur në sulmin me raketa të organizuar nga Armenia në qytetin Berde më 28 tetor, vdiq në spitalin ku ishte duke u kuruar.

Gjıthashtu deklarohet se bashkë me humbjen e fundit 92 civilë azerbajxhanas kanë humbur jetë ndërmjet datave 27 shtator dhe 5 nëntor, ndërsa 404 të tjerë mbetën të plagosur.

Në deklaratë, u theksua se 2 mijë e 971 shtëpi, 100 apartamente dhe 502 ndërtesa publike u bënë të papërdorshme gjatë sulmeve të Armenisë.

Top Channel