Kina do të vazhdojë të përmirësojë mjedisin e biznesit; Presidenti Xi

05/11/2020 21:51

Presidenti kinez Xi Jinping tha sot se vendi do të vazhdojë të përmirësojë kushtet e pritjes së biznesit vendas dhe të huaj.

Përballë situatës së pandemisë së COVID-19, Kina ka adoptuar një seri masash që i aplikohen njëlloj të gjitha kompanive regjistruara në Kinë, tha presidenti Xi në fjalimin e rëndësishëm me video-lidhje në ceremoninë e hapjes së panairit të biznesit, China International Import Expo.

Ai tha se në fillim të vitit, ligji mbështetës i financimeve të huaja dhe masat shoqëruese të tij hynë në fuqi, të cilat shkurtuan edhe më tej listën e investimeve “negative” të huaja.

Xi shtoi se Kina do të vazhdojë të zgjerojë kuadrin e saj ligjor për investimet e huaja për t’i bërë operacionet më të hapura e transparente, për të forcuar të drejtat e pronës intelektuale, në mbrojtje të interesave të investitorëve dhe dhënies së shërbimeve në përmirësim të ambjentit të biznesit.

Top Channel