“Ke mbështetjen e Shqipërisë”/ Rama për Thaçin: Procesi absurd do vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së!

05/11/2020 13:13

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas komunikimit të aktakuzës nga Haga për Hashim Thaçin, i cili tashmë dha dorëheqjen si President i Kosovës.

Rama shkruan se Thaçi ka mbështetjen e Shqipërisë dhe se “Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”.

Statusi

Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj🇦🇱🇽🇰.

Më herët në një deklaratë për mediat Thaçi u shpreh se:“Në këto rrethana të reja, ftoj forcat politike që të qëndrojnë të forta. Duhet të ruajmë orientimin euroatlantik. Për Kosovën europiane, Kosovën në NATO, dhe në raport të përhershëm me SHBA. Ju ftoj që të besoni në Kosovën perëndimore. Të dashur qytetarë, më lejoni t’ju falënderoj për solidaritetin që keni treguar dhe mbështetje në këtë periudhë. Ju ftoj që të ruani qetësinë dhe të shmangi çdo manifestim me qëllim mbështetje. Drejtësia nuk bëhet në rrugë, por me argumente. Ju falënderoj. Kjo nuk është lamtumirë por mirupafshim. Do të shihemi prape, do të dalim faqebardhë. Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë tanë ndërkombëtarë.”, tha Thaci.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/11/05/konfirmohet-aktakuza-nga-haga-hashim-thaci-jep-doreheqjen-si-president-i-kosoves/

Top Channel