Në sasi eksplozivi ka shpërthyer në banesën e Talo Çelës. Sipas njoftimi të policisë shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:45 në banesën e 49-vjeçarit në fshatin Katundi i Ri, Elbasan.
Sipas policisë nga shpërthimi nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Më datë 05.11.2020, rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme në pronësi shtetasit T.Ç., 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Po kush është Talo Çela?
Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.
Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje, Admir Murataj.
Më 17 shtator të këtij viti vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela u vra në një atentat mafioz teksa pinte kafen e mëngjesit në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Gjithashtu ky ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. E bashkë me të, Report Tv mëson ekskluzivisht, se në kërkim është shpallur edhe Nuredin Dumani. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura.
Deri tani në pranga për vrasjen e dy vëllezërve janë 22-vjeçari Klevis Alla, që bashkëpunoi me policinë duke treguar se ku kishin hedhur armët e krimit të përdorura në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia dhe Altin Ndoci. Ndërsa në këkrim janë Talo Çela dhe Nuredin Dumani.
Top Channel