Gjuzi:Të fus në burg! Rama: Deputetë të rënë nga vagonat e trenit, a e ke bërë testin se vetëm ulërin

05/11/2020 11:50

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka debatuar me deputetin Kujtim Gjuzi nga foltorja e parlamentit gjatë seancës që po mbahet ditën e sotme.

Gjuzi ka folur nga vendi i tij duke i drejtuar se do ta fusnin në burg, ndërsa Rama i është drejtuar shumë herë se të gjithë  deputetët e opozitës aty janë të rënë nga vagonat e trenit të Opozitës së Bashkuar.

Gjuzi: Të fus në burg

Ruçi: Z/Gjuzi do ju nxjerr nga salla. Për të disatën herë po ndërhyni nga vendi, nuk lejohet.

Rama: Juve doni të sillni Ilirin me Monikën në dasmë, jeni qe jeni thoni hajt se po vijmë me shoqnin. Jeni deputetë të rënë nga vagonat e trenit të madh të opozitës së bashkuar. Jeni ligjvënës ju si flisni me këtë gjuhë. C’do të thotë ju coj në burg, mirë që jeni deputë padashje po jeni dhe antikomunistë. E ke bërë testin më vëlla se vetëm ulërn mer burr. Si flisni kështu “fut burg”.

Top Channel