Gjithmonë të martën/ Disa kuriozitete mbi zgjedhjet

05/11/2020 20:34

Në përgjithësi në Amerikë, të premteve dhe te martave nuk martohesh dhe as nuk merr pushimet, por ama votohet. Zgjedhjet presidenciale amerikane mbahen gjithmonë të martën, pas të hënës së parë të muajt nëntor.

Kuptohet gjithmonë njëherë në 4 vite. Në 1800 është zgjedhur e marta sepse ishte dita më e mirë për ata që punonin në fusha. Dita e dielë ishte dita e lutjeve, ndërsa të mërkurën njerëzit shkonin në treg. E hëna quhej si e papërshtatshme për shkak se vinte pikërisht pas të dielës.

Qytetarët amerikanë votojnë kandidatin presidencial, por ama votat e tyre nuk i shkojnë direkt atij apo asaj, por atyre që quhen të “të zgjedhurit e mëdhenj”.

Votat elektorale janë gjithsej 538, një numër që përbën shumën e deputeteve (435 në bazë të popullsisë) dhe senatorëve të çdo shteti (2 për çdo shtet, domethënë 100). Shteti i Kalifornisë ka 55 zgjedhës të mëdhenj, sepse ka 53 përfaqësues në Dhomën e perfaqesueve, Vermonti ka 3, sepse ka një deputet dhe 2 senatorë.

Të zgjedhurit e mëdhenj janë të detyruar të votojnë për kandidatin e Shtëpisë së Bardhë, me të cilin janë të lidhur në parti, por ama kanë ekzistuar gjatë gjithë kohës dhe ata të ashtuquajturit “Tradhëtarët”, zgjedhës, të cilët nuk e kanë dhënë votën e tyre ashtu siç kishin thënë fillimisht.

Sa perfekt është ky sistem?

Në vitin 2000 kandidati demokrat Al Gore kishte më shumë se gjysëm million vota populloremë shume se  republikani George Ë. Bush, i cili mori falë Floridës më shumë vota elektorale. Kjo ndodhi ne 2016 edhe me Hillary Klinton, që kishte thuajse 3 milionë vota popullore më shumë se presindenti Trump, por humbi në llogaritjen e votave në kolegjin zgjedhor.

Paganini nuk ripërsëritet: Shumë domëthënëse kjo shprehje; zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk përsëriten, çfarë do që të ndodhë. Është votuar edhe gjatë vitit 1864, në mes të luftës dhe zhdukjes.

Kur nuk ka fitues?

Në rast se asnjeri nga kandidatët nuk merr shumicën e zgjedhësve të mëdhenj është Dhoma e Përfaqësuesve që zgjedh presidentin ndërmjet tre më të votuarve. Në 1801 kur ishte një rast barazimi 269 me 269, presidenti i Dhomës ia caktoi fitoren Thomas Jefferson dhe në 1825 Quincy Adams.

Top Channel