Emocione dhe flirte/ Kërcimet që “ndezën” studion e “Për’Puthen”! Fatjoni bën veprimin që “zemëroi” Anën…

05/11/2020 18:58

“Shija” e mirë e lënë nga takimi jashtë studios bëri që Tea dhe Bearti “të ndiznin”studion e “Për’Puthen” me një vallëzim romantik.

Ata u panë tepër të përfshirë dhe të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Por edhe sikleti dhe droja ishte prezente tek ta. Bearti tha se kërcimi nuk është arma e tij e fortë dhe sikleti i tij lidhej me këtë fakt.

Ndërsa Tea u shpreh “e shqetësuar” që shumë persona po e shihnin njëherësh. Në momentin që Bearti ftoi Tean për vallëzim, një gjë të tillë bëri Fatjoni me Ana Kaurin. Ky veprim i djalit, u vlerësua shumë nga 26-vjeçarja, e cila u bëri thirrje djemve që nëse e ndjejnë një gjë të tillë, të ftojnë në kërcim vajzat që pëlqejnë.

Top Channel