Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi 7 ditë më parë në rrugën Thumanë-Fushë Krujë, ka drejtuar mjetin tip “Hyundai” pa leje drejtimi dhe i ka paraqitur policëve lejen e drejtimit të një personi tjetër.
Gjithashtu janë vënë në pranga edhe tre persona për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i policisë:
Durrës/ Bie në prangat e Policisë një 20-vjeçar i shpallur në kërkim. Procedohen penalisht 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ndaluan shtetasin B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mashtrimi”, pasi më datë 27.10.2020, në segmentin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai” pa leje drejtimi, është ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë dhe i ka paraqitur atyre lejen e drejtimit të një shtetasi tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë proceduan penalisht shtetasin I. K., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë në Manzë, duke transportuar dru të prera në mënyrë të paligjshme.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasit S. Ç., dhe A. Ç. (babë e bir), banues në Larushk, Krujë, pasi i kanë pushtuar një sipërfaqe toke shtetasit H. Ç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel