“Do ia çjerrim maskën Edi Ramës më 25 prill 2020”, Kryemadhi si Basha, ngatërron datën e zgjedhjeve

05/11/2020 14:38
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë firmosje së gjobës së dytë që mori ditën e sotme ka ngatërruar datën e zgjedhjeve.

Ajo ka shkruar në fletën e gjobës “Do ia çjerrim maskën Edi Rama më 25 prill 2020”, ndërkohë që zgjedhjet janë vitin tjetër më 2021.

Nga kjo që pamë sot, nuk qenka vetëm kreu i PD-së që bën gafa në lidhje me shifrat por edhe kreu i LSI-së.

Kujtojmë se Basha para disa ditëve ngatërroi datën e zgjedhjeve duke thënë se janë më 25 qershor.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel