Debat i fortë në “Për’Puthen”/ Djemtë revoltohen: T’i pres flokët të lë pa flokë… Ik ore palaço…

05/11/2020 20:18

Pas takimit të Teas dhe Beartit, Arjoni, i cili ka zhvilluar dy takime deri më tani me bukuroshen bionde, nisi të komentojë.

Ai tha se nuk i pëlqeu takimi dhe se Tea i duket më e dhënë ndaj tij, gjë kjo që u mohua kategorikisht nga 21-vjeçarja, e cila theksoi se djali është personi që e ka fyer më shumë në jetë. Ndërkaq, në një moment, Fatjoni dëshironte të replikonte, por Arjoni iu drejtua me fjalët “një sekondë se do të flas unë, merru me ato Giveway-t e tua” (i referohet këtu një deklarate të bërë nga Fatjoni, i cili tha në hyrje të emisionit se në Instagramin e tij po zhvillohet një lojë ku do të ndahen edhe dhurata).

Pas këtyre fjalëve, Fatjoni i irrituar tha: “Ej t’i pres flokët unë, të lë pa flokë”.

Debati i plotë:

Arjoni: Një sekondë se do të flas unë, merru me ato Giveway-t e tua.

Fatjoni: Ej t’i pres flokët unë, të lë pa flokë.

Arjoni: Mos u kap me mua.

Fatjoni: Mos më thua mua rri.

Arjoni: Pusho tani, palaço.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel