Bieta “zhvesh” live burrin me 3 fëmijë, ja pamja me fund dhe taka

05/11/2020 19:38

Mark Bryan, amerikani 61-vjeçar që bëri xhiron e rrjetit pas postimeve i veshur me fund dhe taka ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në një rrëfim ekskluziv për mediat shqiptare.

Ai theksoi edhe njëherë se është një burrë normal, me orientim seksual ndaj gjinisë së kundërt. I martuar dhe me tre fëmijë, Mark pohoi se kjo mënyrë e të veshurit e bën të ndihet mirë dhe ndihet i lumtur që ka patur edhe mirëkuptimin e familjes.

Në një moment gjatë intervistës, Bieta i kërkoi të tregonte live se çfarë kishte veshur dhe Mark nuk na e kurseu pamjen.

I veshur me një fund të shkurtër, një palë geta dhe taka të larta të zeza, inxhinieri 61-vjeçar vërtetoi se ky është stili që vesh çdo ditë në punë.

Top Channel