“Berisha në barkun e lepurit”/ Rama në Kuvend: Votoni Lulin e merrni peshqesh Ilir Metën bashkë me Monikën

05/11/2020 11:23

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj opozitës jashtë parlamentit duke thënë se ata kërkojnë të vijnë në krye të vendit dhe shqiptarëve tu bëjnë peshqesh Ilir Metën e Monika Kryemadhin.

Sipas Ramës, do të ishte një shumë më keq nëse pandemia do të binte në kohën kur ishte PD në pushtet ku sipas tij në spitale nuk kishte asnjë medikament.

“Sot në vitin 2020 problemi janë po ata njerëz dhe praktikisht kush kërkon që të rikthehet në krye të punës është absolutisht i pandashëm nga e kaluara. Pak më e largët dhe ajo më e afërt, nga ajo e kaluar ku u gjenden në humnerë pasi u nxitën të investojnë paratë e tyre me motivin jep 1 merr 2. Pak më pas kur Shqipëria u gjend në vitin 2013 pasi bëri zgjedhjen e duhur për të larguar të njëjtët njerëz, me një tjetër gropë borxhesh. Sot janë po ata, me të njëjtën formular, por thonë jep 1 merr 3. Dhe i thonë votoni Lulin e merrni peshqesh Ilir Metën bashkë me Monikën. Se Berisha është në barkun e Lulit si Luan dhe udhëheq lepurin në luftë. E vërteta kjo është. Shqipëria pavarësisht se ka kaluar një goditje gjunjëzuese për shumkënd dhe do kishte fundosur vendin në rast se në krye do ishin ata që janë sot të papunë. Është jo në kushtet që mezi mbahet, por po rindërton me ritme të larta. Për këtë mjafton një krahasim me një vend fqinj. Ka eksperienca pozitive, mbresëlënse për nga zgjatja në kohë e procesit të rindërtimit.” tha Rama.

Top Channel