Spiropali siç nuk e keni parë më parë, ia merr Valles së Tropojës gjatë pritjes së fundvitit
26/12 14:43
Pas takimeve të dështuara me Arjonin dhe Andin, Tea gjeti qetësi me një bisedë interesante me Beartin.
Takimi nisi me një surprizë. Djali nga Kosova i dhuroi Teas një libër, me një mbishkrim ku i shprehte të gjithë simpatinë për të. Tea u shpreh në studio se u befasua nga Bearti, pasi në studio kishte krijuar mendimin se ai ishte një djalë sipërfaqësor, por në takim sipas saj, mësoi se ai ishte me këmbë në tokë.
“E mençura dhe e ëmbla Tea, këtë libër si kujtim në Për’Puthen”, thuhej në mbishkrim.
Ndërkohë nga Bearti mbeti e befasuar edhe Ana Kauri, 26-vjeçarja që sapo i është bashkuar emisionit. Ajo tha se me anë të këtij takimi, Berati tregoi se nuk “flet” vetëm me “gjuhën” e trupit.
Top Channel