“Armiku i shqiptarit është vetë shqiptari”/ Pedagogu kapet me ish-zëvendëskryeministrin: Nuk është koha për politikë

05/11/2020 22:09

Teksa po flitet për situatën e trazuar politike në Kosovë, në studion emisionit “Open” shpërtheu një debat mes pedagogut Ardian Kastrati dhe ish- zëvendëskryeministrit Haki Abazi.

E gjitha nisi kur Abazi fajësoi për dërgimin në Gjykatën e Hagës të Thaçit, vetë ish-presidentin. Në këtë moment Kastrati tha se nuk është koha të bëjmë politikë, por të jenë të gjithë të bashkuar për t’i bërë ballë situatës.

“Konica ka thënë: Armiku më i madh i shqiptarit është vetë shqiptari”, tha pedagogu.

Ardian Kastrati: Kur ne flasim për ekzistencën e shtetit të Kosovës, ky bën politikë. Të përmendësh këtu parti politike, është turp. Stankovici, tha po i kemi rekrutuar dëshmitarët, i kemi dhënë ndihmë Gjykatës Speciale. Flasim për fushatë politike dhe një çështje që duhet mbrojtur. Në këtë rast, është ajo shprehja e Faik Konicës, armiku më i madh i shqiptarit është vetë shqiptari.

Haki Abazi: Është e vetë Thaçit, kanë bërë lutje që kjo gjë të mos ndodhë. Kjo është shumë e rëndësishme në këtë moment të thuhet kjo gjë, si duket do të bëjmë gabimin e radhës. Fundi fundit ata që kanë luftuar, kanë luftuar për shtetësinë e Kosovës dhe jo për individ. Duhet kujtuar që zoti Haradinaj dhe dorëheqjen për t’u ballafaquar për Gjykatën në Hagë. Tani që është akt i kryer duhet të ballafaqohemi me durim, me shpresën për të dalë mirë në gjykatën ndërkombëtare.

Top Channel