25-vjeçari i paralizuar, ligjvënësi më i ri në kongres

05/11/2020 21:12

25 –vjeçari Madison Cowthorn, pritet të jetë përfaqësuesi më i ri në moshë në Kongresin Amerikan. Sipas projeksioneve të Associated Press, republikani Cowthorn fitoi mbi rivalin e tij demokrat, 62 vjecarin Moe Dais në Karolinën e Veriut.

I riu është në karrocë me rrota, i paralizuar që pas një aksidenti fatal me makinë në moshën 18 vjecare. Vendin në garën për Kongresin Amerikan, ai e mori pas dorëheqjes së republikanit Mark Meadoës, i cili u ngrit në detyre duke u caktuar nga Trump në krye të stafit të tij elektoral.

“Këto zgjedhje treguan se ne jemi një popull i përçarë, ka shkruar ai.  “Amerikanët janë të uritur për lidership dhe kanë aspirata shumë të larta për këtë. Dhe është pikërisht ky fakt që më bëri të kuptoj se ç’duhet të bëj konkretisht, e kjo është të bashkoj njerëzit”, është shprehur ai.

Deri tani përfaqësuesja më e re në Kongres referuar New York Times  është demokratja Alexandra Ocasio- Cortes e cila ishte 29 vjeçe kur fitoi këtë vend. Sipas Coëthorn, me votat e dhëna atij, zgjedhësit e Karolinës së Veriut thanë se është koha për një gjeneratë të re lideresh,  për të përballur të gjitha sfidat dhe  problemet.

Top Channel