Protestat masive në Itali, 160 arrestime për 4 orë në Milano, thyerje dyqanesh e plaçkitje në të gjithë qytetin 18/10 22:52
Në Francë, 58.046 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit, njoftoi Drejtoria e shëndetit publik.
Ky është numri më i madh i pacientëve në një ditë që nga fillimi i pandemisë, i regjistruar vetëm katër ditë pas rekordit të mëparshëm të zi kur kishte 40,558 raste të reja, raporton Reuters.
363 njerëz vdiqën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 39,037.
Këto të dhëna u njoftuan menjëherë pasi u njoftuan për Paris masat kufizuese në krye të “bllokimit” të dytë që ka qenë në fuqi në Francë që nga e premtja e kaluar.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Francë janë regjistruar gjithsej 1,601,367 persona.
Top Channel