Zyrtarët në Gjermani: Mbi 600 terroristë të mundshëm

04/11/2020 14:29

Autori i sulmit në kryeqytetin austriak, Vjenë ishte i njohur për policinë austriake.

20-vjeçari i vrarë të hënën në vendin e ngjarjes ishte përpjekur të shkonte të luftonte në radhët e të ashtuquajturit Shteti Islamik. Por duket se atuoritetet nuk kishin besuar se ai mund të përfshihej në një sulm terrorist në Austri. Në Gjermani ndërkohë, sipas të dhënave të autoriteteteve të sigurisë ka 627 persona që konsiderohet se mund të kryejnë akte terroriste. Autoritetet gjermane thonë se rreziku në Gjermani “mbetet në nivel të lartë”.

Gjermania edhe më tej është në listën e vendeve që konsiderohen si shënjestër e mundshme e organizatave terroriste. Në fillim të korrikut u publikua një raport për vitin 2019, ku thuhet se autoritetet kanë evituar disa sulme terroriste. Si tepër të rrezikshëm konsiderohen personat dhe individët e motivuar nga organizatat terroriste, sepse kontrollimi i tyre është shumë i vështirë.

Përveç 627 personave që konsiderohen të rrezikshëm, Gjermania ka edhe një listë tjetër me rreth 500 persona relevantë, që janë në shënjestër të autoriteteve të sigurisë. Këta mund të jenë persona udhëheqës, mbështetës apo persona të tjerë që veprojnë përbrenda spektrit terrorist dhe për të cilët dyshohet se mund të mbështesin apo organizojnë ndonjë sulm. Ndër personat relevantë janë edhe shoqëruesit e personave të rrezikuar dhe ata që mbajnë kontakte me ta. Qeveria federale pohon se terrorizmi islamik në Gjermani ka një potencial prej rreth 30.000 personash të cilët në forma të ndryshme mund ta mbështesin atë.

Top Channel