Zgjedhjet në SHBA/ Mbështetësit e Trump denoncojnë manipulime

04/11/2020 00:27

Po mbahen zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Donald Trump ka bërë akuza të forta për përpjekje të kundërshtarëve për manipulimin e votës.

Denoncime të tilla janë bërë edhe nga mbështetësit e Trump. Ata kanë shfaqur ankesa për vonesa në hapjen e qendrave të votimit në Pensilvani duke pretenduar se janë orkestruar për t`i penguar votimin atyre që duhet të shkojnë në punë.

Mbështetësit e Trump kanë publikuar foto të disa defekteve të makinave elektorale në Filadelfia, New York e Georgia. Trump është akuar edhe për numërimit të votave me postë në Pensilvani deri në tre ditë pas mbylljes së votimit.

Top Channel